KF Prishtina e Re është themeluar në vitin 2020 me emrin KF Shkëndija nga një grup profesionistësh dhe entuziastësh të sportit, të cilët ndanin një vizion të qartë: ndërtimin e një klubi me standarde moderne dhe një filozofi të fortë sportive.
Që nga hapat e parë, klubi ka synuar ngritjen e vazhdueshme, duke u përkushtuar për të arritur elitën e futbollit kosovar brenda një afati optimal.
Me punë, përkushtim dhe investime të vazhdueshme, KF Prishtina e Re ka treguar rritje të shpejtë dhe rezultate premtuese, duke ndërtuar një identitet të fortë në skenën futbollistike vendore. Megjithatë, suksesi nuk është fundi i rrugëtimit – ambiciet tona shkojnë përtej elitës vendore, drejt një klubi model në rajon.
Objektivat & vizioni
Stadiumi & infrastruktura
Fusha vendase, terrenet e stërvitjes dhe infrastruktura e akademisë.
