1/22025-26
Edicioni i parë në Albi Mall Superligë
KF Prishtina e Re shkroi një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së saj me pjesëmarrjen për herë të parë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Pas një rrugëtimi të nisur nga Liga e Tretë në vitin 2020, klubi arriti nivelin më të lartë të futbollit kosovar vetëm pesë vite pas themelimit. Sezoni debutues në elitë solli klubin tonë në përballje me klubet më të suksesshme të vendit. Pavarësisht paraqitjeve të mira objektivi për të siguruar qëndrimin në Superligë nuk u arrit, duke bërë që skuadra të rikthehej në Ligën e Parë.
