Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
FELIX MAGATH VIZITON AMBIENTET E KF PRISHTINA E RE
Klub09.09.2026

FELIX MAGATH VIZITON AMBIENTET E KF PRISHTINA E RE

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në ambientet e KF Prishtina e Re një emër të madh të futbollit evropian, z. Felix Magath.

Gjatë vizitës, Magath u njoh nga afër me kampin stërvitor dhe ambientet e klubit, si dhe realizoi një takim me presidentin e klubit tonë, z. Rrustem Pacolli, nënkryetarin e klubit z. Driton Gërxhaliu si dhe drejtorin gjeneral z. Sami Boroci.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunime në të ardhmen, veçanërisht për projekte që do të kontribuonin në zhvillimin dhe krijimin e mundësive të reja për talentet e Akademisë së KF Prishtina e Re.

Vizita e tij në Kosovë u mundësua nga afaristi kosovar Isak Neziri. Për ne ishte kënaqësi e veçantë të kalonim kohë dhe të shkëmbenim biseda rreth futbollit me një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në këtë sport.

Faleminderit për vizitën, z. Felix. Ishte kënaqësi të ju kishim mes nesh!

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re