Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
Klub30.09.2026

KF Prishtina e Re pjesë e Asamblesë së 33-të të EFC në Kopenhagë

KF Prishtina e Re1 min lexim

KF Prishtina e Re, si anëtare e European Football Clubs (EFC), po përfaqësohet në Asamblenë e 33-të të Përgjithshme të EFC, e cila po mbahet nga 28 deri më 30 shtator 2026 në Kopenhagë, Danimarkë.

Klubi ynë përfaqësohet nga Sami Boroci, Drejtor Menaxhues & Sportiv, në një prej ngjarjeve të rëndësishme që bashkon drejtues, përfaqësues klubesh dhe personalitete të futbollit evropian.

Gjatë tri ditëve të programit janë trajtuar tema të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen e klubeve, përfshirë zhvillimin e stadiumeve dhe infrastrukturës, përdorimin e të dhënave në performancën sportive, transformimin digjital dhe krijimin e të hyrave të qëndrueshme, si dhe çështje që lidhen me qeverisjen dhe menaxhimin modern të klubeve.

Një pjesë e veçantë e programit i është kushtuar edhe sistemit të ri të transferimeve, si dhe zhvillimeve në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, duke ofruar njohuri dhe praktika që mund të jenë të vlefshme edhe për zhvillimin e mëtejshëm të klubit tonë.

Pjesëmarrja në EFC ka krijuar gjithashtu mundësi për takime dhe shkëmbim përvojash me përfaqësues të klubeve të ndryshme evropiane, drejtues të industrisë dhe emra të njohur të futbollit. Në kuadër të aktiviteteve, Boroci pati mundësinë të takojë edhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar, përfshirë Ole Gunnar Solskjær, Peter Schmeichel, Mikaël Silvestre dhe Raphaël Varane, mes shumë personaliteteve të tjera.

Për KF Prishtina e Re, pjesëmarrja në struktura dhe ngjarje të tilla është një mundësi për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të klubit, për të shkëmbyer përvoja dhe, mbi të gjitha, për të krijuar kontakte dhe mundësi të reja bashkëpunimi me klube dhe partnerë nga futbolli evropian.

Prishtina e Re vazhdon të ndërtohet me organizim, vizion dhe standarde evropiane brenda dhe jashtë fushës.

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re