
KOMUNIKATË ZYRTARE | Jonathan Sanou bashkohet me KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re njofton se qendërmbrojtësi Jonathan Sanou është bashkuar me skuadrën dhe tashmë është vënë nën urdhrat e stafit teknik në Prishtinë.
23-vjeçari ishte pjesë e KF Prishtina e Re gjatë fazës përgatitore të zhvilluar në Bullgari. Sanou punoi me ekipin gjatë kësaj periudhe dhe ishte pjesë e procesit përgatitor para fillimit të sezonit, ndërsa bashkimi i tij me skuadrën në Prishtinë u realizua pas përfundimit të procedurave administrative lidhur me pajisjen me vizë.
Para ardhjes te Prishtina e Re, Sanou ishte pjesë e FC Beausoleil në Francë. Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe i shton skuadrës një profil tjetër në repartin defensiv.
Ardhja e tij i ofron kryetrajnerit Qëndrim Kida alternativa shtesë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Jonathan tashmë do të vazhdojë punën e përditshme me pjesën tjetër të skuadrës.
Duke qenë se e ka kaluar fazën përgatitore me ekipin, Sanou është tashmë i njohur me ambientin, bashkëlojtarët dhe mënyrën e punës së stafit teknik, çka e lehtëson edhe integrimin e tij në grup.
KF Prishtina e Re i uron mirëseardhje Jonathan-it dhe shumë suksese me fanellën tonë.
Mirë se vjen, Jonathan!
