Liga e Parë · Java 17 · Ferizaj — Prishtina e Re · 20.11.2026—
Klub09.11.2026

Komunikatë zyrtare | KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë nga IKONNECT Football Academy

KF Prishtina e Re1 min lexim

KF Prishtina e Re ka finalizuar marrëveshjen me IKONNECT Football Academy, me seli në Lagos të Nigerisë, për transferimin e dy futbollistëve të rinj dhe perspektivë, Aliyu Halliru dhe Auwal Hamisu.

Të dy futbollistët janë 19-vjeçarë dhe konsiderohen ndër talentet e dalluara të akademisë nigeriane.

Aliyu Halliru, i cili luan në pozitën e sulmuesit, dhe Auwal Hamisu, mesfushor, i bashkohen klubit tonë si pjesë e strategjisë për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj me potencial për të ardhmen.

Marrëveshja me IKONNECT Football Academy shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të KF Prishtina e Re dhe krijimin e mundësive për afrimin e futbollistëve perspektivë nga tregje të ndryshme të futbollit.

Dy futbollistët janë mirëpritur nga drejtori i klubit, Sami Boroci, i cili u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri me fanellën e KF Prishtina e Re.

Mirë se vini në familjen e KF Prishtina e Re, Aliyu dhe Auwal!

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re