Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
Match report | Detajet nga fitorja e fundit në shtëpi ndaj Trepçës
Klub12.10.2026

Match report | Detajet nga fitorja e fundit në shtëpi ndaj Trepçës

KF Prishtina e Re mposht KF Trepçën dhe rikthehet te fitorja

KF Prishtina e Re ka regjistruar një tjetër fitore në shtëpi, duke mposhtur KF Trepçën me rezultat 2-0 në Stadiumin KF Prishtina e Re në Hajvali, në kuadër të xhiros së nëntë të Raiffeisen Liga e Parë.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen me iniciativë dhe arritën ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 33-të. Astrit Berisha u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për 1-0 dhe duke i dhënë skuadrës avantazhin me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina e Re vazhdoi ta menaxhonte epërsinë, ndërsa stafi teknik ndërhyri me disa ndryshime për të sjellë energji të freskët në fushë.

Në minutën e 75-të, Adonis Zeqiri zëvendësoi Agustin Daniel Rojas, ndërsa Emir Zogaj u inkuadrua në vend të Drilon Fazliut.

Dy ndryshime të tjera erdhën në minutën e 86-të, kur Demir Imeri zëvendësoi Edi Bašën, ndërsa Valton Haxhiu hyri në vend të Rilind Nimanit.

Vetëm një minutë më vonë, në minutën e 87-të, Prishtina e Re vulosi fitoren. Rilind Nimani asistoi për Adonis Zeqirin, i cili realizoi golin e dytë të takimit për rezultatin 2-0.

Ndryshimi i fundit u bë në minutën e 88-të, kur Ron Zeqiri zëvendësoi kapitenin Astrit Berisha.

Skuadra e Qëndrim Kidës e mbylli takimin me portën e paprekur dhe me tri pikë të tjera të fituara në Hajvali.

KF Prishtina e Re 2-0 KF Trepça

Golashënuesit: 33’ Astrit Berisha – penallti 87’ Adonis Zeqiri – asistim Rilind Nimani

FORMACIONI STARTUES

#87 Egzon Bislimi

#4 Jonathan Sanou #22 Eneid Kodra #23 Endrit Morina #21 Qlirim Avdulli

#27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #8 Rilind Nimani

#11 Edi Baša #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)

ZËVENDËSIMET

75’ Adonis Zeqiri ↔ Agustin Daniel Rojas 75’ Emir Zogaj ↔ Drilon Fazliu

86’ Demir Imeri ↔ Edi Baša 86’ Valton Haxhiu ↔ Rilind Nimani

88’ Ron Zeqiri ↔ Astrit Berisha

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re