Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
Klub31.10.2026

Match report | Fitore ndaj Suharekës në shtëpi

KF Prishtina e Re2 min lexim

KF Prishtina e Re ka regjistruar një tjetër fitore në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur FC Suharekën me rezultat 3-1 në Hajvali, në kuadër të xhiros së 13-të.

Skuadra e Qëndrim Kidës kaloi në epërsi në minutën e 33-të. Astrit Berisha finalizoi për 1-0 pas asistimit të Drilon Fazliut, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Epërsia u dyfishua në minutën e 63-të, pas një autogoli të skuadrës mysafire, për rezultatin 2-0.

FC Suhareka reagoi pesë minuta më vonë. Në minutën e 68-të, Liridon Fetahaj realizoi nga pika e bardhë, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Në minutën e 69-të erdhi edhe ndryshimi i parë te Prishtina e Re, me Valton Haxhiun që u inkuadrua në vend të Rion Rushitit.

Skuadra jonë e riktheu epërsinë prej dy golash në minutën e 79-të. Astrit Berisha u tregua i saktë nga 11-metërshi, duke realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Prishtinën e Re.

Në minutën e 84-të, kryetrajneri Qëndrim Kida bëri tre ndryshime të tjera. Adonis Zeqiri hyri në vend të Drilon Fazliut, Demir Imeri zëvendësoi Shqiprim Taipin, ndërsa Theophilus Solomon u inkuadrua në vend të Astrit Berishës.

Ndryshimi i fundit erdhi në minutën e 88-të, kur Issa Yang hyri në vend të Qlirim Avdullit.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1, me KF Prishtina e Re që siguron tri pikë të tjera në Hajvali.

FORMACIONI STARTUES

#1 Florjan Smakiqi #20 Donat Hasanaj #4 Jonathan Sanou #23 Endrit Morina #21 Qlirim Avdulli #27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #14 Emir Zogaj #10 Rion Rushiti #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)

ZËVENDËSIMET

69’ – #28 Valton Haxhiu për #10 Rion Rushiti 84’ – #44 Adonis Zeqiri për #7 Drilon Fazliu 84’ – #31 Demir Imeri për #27 Shqiprim Taipi 84’ – #45 Theophilus Solomon për #9 Astrit Berisha 88’ – #29 Issa Yang për #21 Qlirim Avdulli

GOLAT

33’ Astrit Berisha – asistim Drilon Fazliu 63’ Autogol – FC Suhareka 68’ Liridon Fetahaj – penallti 79’ Astrit Berisha – penallti

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re