Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
Klub26.09.2026

Match report | KF Prishtina e Re bindëse në Hajvali, fiton 4-1 ndaj FC Mitrovicës

KF Prishtina e Re1 min lexim

KF Prishtina e Re ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur FC Mitrovicën me rezultat 4-1 në Stadiumin KF Prishtina e Re në Hajvali.

Skuadra e Qëndrim Kidës kaloi në epërsi në minutën e 41-të. Drilon Fazliu finalizoi aksionin pas asistimit të Donat Hasanajt, për ta dërguar ekipin në pushim me avantazhin 1-0.

Bardhekaltrit e nisën fuqishëm edhe pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, Rion Rushiti realizoi për 2-0 pas një asistimi nga Eneid Kodra. Pastaj në minutën e 53-të, Edi Baša shënoi golin e tretë të ndeshjes, pas një topi të vjedhur nga mbrojtja kundërshtare.

Pas golit të tretë, bardhekaltrit kishin edhe disa mundësi për të finalizuar gjithësesi pa sukses.

Më pas FC Mitrovica arriti të ngushtojë rezultatin në 3-1 përmes Ehiabhi, por Prishtina e Re e mbylli përfundimisht takimin në minutën e 90-të.

Edi Baša realizoi golin e tij të dytë personal, sërish pas asistimit të Eneid Kodrës, për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, KF Prishtina e Re vazhdon ecurinë pozitive në kampionat dhe siguron tri pikë të tjera në Hajvali.

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re