Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
Klub17.10.2026

Match report | Ndeshja në Kamenicë mbyllet me triumf që na sjell kreun e tabelës

KF Prishtina e Re1 min lexim

KF Prishtina e Re fiton në Kamenicë, Astrit Berisha vendos ndeshjen ndaj KF Kikës.

KF Prishtina e Re ka mbyllur me fitore xhiron e 10-të të Raiffeisen Liga e Parë, duke triumfuar 0-1 ndaj KF Kikës në Kamenicë.

Pas një pjese të parë të luftuar, skuadra jonë e gjeti golin vendimtar menjëherë pas rikthimit nga pushimi. Në minutën e 47-të, Qlirim Avdulli asistoi për Astrit Berishën, i cili finalizoi aksionin dhe kaloi Prishtinën e Re në epërsi, 0-1.

Gjatë pjesës së dytë, bardhekaltrit patën edhe mundësinë për ta dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë. Drilon Fazliu mori përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë, por nuk arriti ta konkretizojë 11-metërshin.

Megjithatë, skuadra ruajti avantazhin deri në fund, duke menaxhuar minutat e mbetura dhe duke e mbyllur ndeshjen me portën e paprekur. Goli i Astrit Berishës rezultoi i mjaftueshëm për tri pikët nga transferta në Kamenicë.

KF Kika 0-1 KF Prishtina e Re

⚽ 47’ Astrit Berisha | 🅰️ Qlirim Avdulli

Formacioni startues

#87 Egzon Bislimi #4 Jonathan Sanou #22 Eneid Kodra #23 Endrit Morina #21 Qlirim Avdulli #27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #8 Rilind Nimani #28 Valton Haxhiu #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)

Zëvendësimet

34’ Emir Zogaj ↔ Rilind Nimani

56’ Adonis Zeqiri ↔ Valton Haxhiu 56’ Bujar Shabani ↔ Agustin Daniel Rojas

85’ Theophilus Solomon ↔ Astrit Berisha 85’ Donat Hasanaj ↔ Drilon Fazliu

Me këtë fitore, KF Prishtina e Re e mbyll me sukses xhiron e 10-të dhe merr tri pikë të tjera të rëndësishme në garën e Raiffeisen Liga e Parë.

Pas kësaj fitoreje, KF Prishtina e Re ngjitet në vendin e parë të tabelës së Raiffeisen Liga e Parë me 21 pikë.

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re