Liga e Parë · Java 17 · Ferizaj — Prishtina e Re · 20.11.2026—
Klub15.11.2026

Match report | Një pikë nga derbi me Lirinë

KF Prishtina e Re1 min lexim

KF Prishtina e Re dhe KF Liria kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 16-të të Raiffeisen Liga e Parë, pas barazimit 1-1 në Hajvali.

Mysafirët kaluan herët në epërsi, kur Drin Imeri realizoi në minutën e 6-të për 0-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Lirisë, ndërsa në vazhdim skuadra jonë kërkoi golin e barazimit.

Ndryshimi i parë erdhi në minutën e 57-të, kur Rion Rushiti u inkuadrua në vend të Endrit Morinës.

Në minutën e 73-të u bënë dy ndryshime të tjera. Agustin Daniel Rojas hyri në vend të Edi Bašës, ndërsa Theophilus Solomon zëvendësoi kapitenin Astrit Berisha.

Dy zëvendësimet e fundit erdhën në minutën e 83-të, me Bujar Shabanin që hyri në vend të Donat Hasanajt dhe Valton Haxhiun në vend të Shqiprim Taipit.

Pikërisht dy lojtarë të ardhur nga banka e rezervistëve krijuan golin e barazimit në minutat shtesë. Në minutën e 91-të, Theophilus Solomon asistoi për Bujar Shabanin, i cili realizoi për 1-1 dhe i dha skuadrës sonë një pikë nga derbi.

FORMACIONI STARTUES

1 Florjan Smakiqi 20 Donat Hasanaj 4 Jonathan Sanou 23 Endrit Morina 21 Qlirim Avdulli 27 Shqiprim Taipi 22 Eneid Kodra 8 Rilind Nimani 11 Edi Baša 7 Drilon Fazliu 9 Astrit Berisha (C)

GOLAT

6’ Drin Imeri – KF Liria 91’ Bujar Shabani – asistim Theophilus Solomon

ZËVENDËSIMET

57’ – 10 Rion Rushiti për 23 Endrit Morina 73’ – 37 Agustin Daniel Rojas për 11 Edi Baša 73’ – 45 Theophilus Solomon për 9 Astrit Berisha 83’ – 25 Bujar Shabani për 20 Donat Hasanaj 83’ – 28 Valton Haxhiu për 27 Shqiprim Taipi

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re