KF Prishtina e Re2 min lexim
KF Prishtina e Re ka marrë një pikë nga udhëtimi në Brestovik, pas barazimit 1-1 ndaj FC Besa Peja, në kuadër të xhiros së 14-të të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra jonë kaloi në epërsi në minutën e 23-të. Astrit Berisha u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për 0-1. Avantazhi zgjati katër minuta, pasi në minutën e 27-të Fatlum Gashi realizoi për vendasit, duke barazuar rezultatin në 1-1. Ndryshimi i parë te KF Prishtina e Re erdhi në minutën e 35-të, kur Eneid Kodra u inkuadrua në vend të Emir Zogajt. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në minutën e 64-të, kryetrajneri Qëndrim Kida bëri dy ndryshime të tjera. Rilind Nimani hyri në vend të Agustin Daniel Rojas, ndërsa Edi Baša zëvendësoi Rion Rushitin. Dy zëvendësimet e fundit erdhën në minutën e 84-të. Theophilus Solomon u inkuadrua në vend të Donat Hasanajt, ndërsa Demir Imeri hyri në vend të Shqiprim Taipit. Pavarësisht dominimit dhe iniciativës së skuadrës sonë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, nuk arritëm ta konkretizonim epërsinë në lojë me golin e fitores, ndërsa sfida u mbyll me rezultat të barabartë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe përballja në Brestovik u mbyll 1-1, me KF Prishtina e Re që merr një pikë nga kjo transfertë.

FORMACIONI STARTUES
#1 Florjan Smakiqi #20 Donat Hasanaj #4 Jonathan Sanou #23 Endrit Morina #21 Qlirim Avdulli #27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #14 Emir Zogaj #10 Rion Rushiti #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)
ZËVENDËSIMET
35’ – #22 Eneid Kodra për #14 Emir Zogaj 64’ – #8 Rilind Nimani për #37 Agustin Daniel Rojas 64’ – #11 Edi Baša për #10 Rion Rushiti 84’ – #45 Theophilus Solomon për #20 Donat Hasanaj 84’ – #31 Demir Imeri për #27 Shqiprim Taipi
GOLAT
23’ Astrit Berisha – penallti 27’ Fatlum Gashi – FC Besa Peja

