KF Prishtina e Re1 min lexim
KF Prishtina e Re ka marrë një pikë në udhëtim në Ferizaj, pas barazimit 0-0 ndaj KF Tefik Çanga, në kuadër të xhiros së 12-të të Raiffeisen Liga e Parë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrat që shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në fillim të pjesës së dytë, kryetrajneri Qëndrim Kida bëri dy ndryshime. Adonis Zeqiri u inkuadrua në vend të Bujar Shabanit, ndërsa Donat Hasanaj zëvendësoi Emir Zogajn.
Në minutën e 66-të erdhën edhe dy zëvendësime të tjera, me Demir Imerin që hyri në vend të Agustin Daniel Rojas dhe Rion Rushitin në vend të Valton Haxhiut.
Ndryshimi i fundit u bë në minutën e 70-të, kur Theophilus Solomon u inkuadrua në vend të kapitenit Astrit Berisha.
Pavarësisht përpjekjeve gjatë pjesës së dytë, rezultati nuk ndryshoi dhe takimi në Ferizaj u mbyll 0-0.
KF Prishtina e Re largohet nga kjo transfertë me një pikë dhe vazhdon rrugëtimin në Raiffeisen Liga e Parë.

FORMACIONI STARTUES
#1 Florjan Smakiqi #4 Jonathan Sanou #22 Eneid Kodra #21 Qlirim Avdulli #25 Bujar Shabani #27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #14 Emir Zogaj #28 Valton Haxhiu #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)
ZËVENDËSIMET
HT – #44 Adonis Zeqiri për #25 Bujar Shabani HT – #20 Donat Hasanaj për #14 Emir Zogaj 66’ – #31 Demir Imeri për #37 Agustin Daniel Rojas 66’ – #10 Rion Rushiti për #28 Valton Haxhiu 70’ – #45 Theophilus Solomon për #9 Astrit Berisha

