Liga e Parë · Java 14 · Besa Peja — Prishtina e Re · 04.11.2026—
Klub21.10.2026

Match report | Ruajmë kreun me fitore ndaj KF Lepencit

KF Prishtina e Re2 min lexim

KF Prishtina e Re ka regjistruar një tjetër fitore në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur KF Lepencin me rezultat 3-1 në Hajvali dhe duke marrë tri pikët e radhës në shtëpi.

Skuadra e Qëndrim Kidës e nisi ndeshjen me iniciativë, ndërsa epërsia erdhi në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 44-të, Drilon Fazliu realizoi për 1-0 pas asistimit të Emir Zogajt, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.

Në pushim, stafi teknik bëri ndryshimin e parë, me Valton Haxhiun që u inkuadrua në vend të Edi Bašës. Haxhiut iu desh shumë pak kohë për të lënë gjurmë, pasi në minutën e 47-të realizoi me kokë pas asistimit të Agustin Daniel Rojas, duke dyfishuar epërsinë në 2-0.

KF Lepenci arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 59-të përmes Xh. Sallahut, i cili realizoi për 2-1.

Prishtina e Re ruajti epërsinë dhe e vulosi fitoren në minutën e 79-të. Kapiteni Astrit Berisha u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 3-1.

Gjatë pjesës së dytë, Qëndrim Kida bëri edhe katër zëvendësime të tjera. Në minutën e 63-të, Bujar Shabani zëvendësoi Emir Zogajn, ndërsa Demir Imeri u inkuadrua në vend të Agustin Daniel Rojas. Në minutën e 80-të, Theophilus Solomon zëvendësoi Astrit Berishën, ndërsa dy minuta më vonë Ron Zeqiri hyri në vend të Shqiprim Taipit.

Me këtë fitore, KF Prishtina e Re ruan pozitën e liderit në Raiffeisen Liga e Parë me 24 pikë pas 11 xhirove.

Në xhiron e ardhshme, skuadra jonë udhëton drejt Ferizajt, ku të shtunën do të përballet me KF Tefik Çanga.

FORMACIONI STARTUES

#87 Egzon Bislimi #4 Jonathan Sanou #22 Eneid Kodra #23 Endrit Morina #21 Qlirim Avdulli #27 Shqiprim Taipi #37 Agustin Daniel Rojas #14 Emir Zogaj #11 Edi Baša #7 Drilon Fazliu #9 Astrit Berisha (C)

ZËVENDËSIMET

HT – #28 Valton Haxhiu për #11 Edi Baša 63’ – #25 Bujar Shabani për #14 Emir Zogaj 63’ – #31 Demir Imeri për #37 Agustin Daniel Rojas 80’ – #45 Theophilus Solomon për #9 Astrit Berisha 81’ – #77 Ron Zeqiri për #27 Shqiprim Taipi

GOLAT

44’ Drilon Fazliu – asistim Emir Zogaj 47’ Valton Haxhiu – asistim Agustin Daniel Rojas 59’ Xh. Sallahu – KF Lepenci 79’ Astrit Berisha – penallti

Lajme të tjera

Sponsorët & partnerët

Bëhu partner i KF Prishtina e Re
m-technologie
Banka Ekonomike
A & A Investment
b&a contractors
Ismeco Agostoni
ISDIAR Corporation
Rugove
Baroni
RED Immobiliare
ART Construction
Komuna e Prishtinës
Federata e Futbollit e Kosovës
KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re
Themeluar 2020 · Prishtinë
Menu
Kontakt
info@prishtinaere.com+383 (0) 44 601 700Rr. Dëshmorët e Gollakut, 10000 Prishtinë
Ndiqni
FacebookInstagramLinkedIn
Prishtina e Re
© 2026 KF Prishtina e Re