
Klub09.09.2026
Qëndrim Kida vazhdon si Kryetrajner i KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë se Qëndrim Kida do të vazhdojë në rolin e Kryetrajnerit edhe për sezonin e ri.
Pas punës së bërë në krye të skuadrës, klubi ka vendosur t’i besojë vazhdimësinë e projektit trajnerit Kida, me bindjen se stabiliteti dhe vizioni afatgjatë janë elementët kyç për ndërtimin e një skuadre konkurruese.
Me trajnerin Qëndrim Kida në krye objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm do të jetë rikthimi i KF Prishtina e Re në elitën e futbollit të Kosovës.
Klubi i uron trajnerit Qëndrim Kida shumë suksese në vazhdimin e këtij rrugëtimi dhe është i bindur se, me punë të përbashkët dhe përkushtim maksimal, objektivat e vendosura do të arrihen.
Së bashku, vazhdojmë rrugën drejt rikthimit në elitë.
